Filluan punimet për rikonstruktim të plotë të rrugës “29 Nëntori”

Filluan punimet për rikonstruktim të plotë të rrugës “29 Nëntori”

16.08.2019

Kanë filluar sot punimet për rikonstruktim të plotë të njërës ndër rrugët më të amortizuara në zemër të qytetit të Gostivarit. Rruga “29 Nëntori” e cila gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të sheshit të qytetit dhe që lidh rrugën “Ivo Llolla Ribar” me rrugën “Pançe Poposki”, ka një gajtësi prej 141 metrash me gjerësi mesatare prej 5.5 metrash.

Fillimisht bëhet gërryerja e asfaltit ekzistues, ndërsa më pas edhe zëvendësimi dhe nivelizimi i pusetave, për ta përmbyllur me shtrimin e asfaltit të ri.

Projekti financohet me mjete nga buxheti komunal, ndërsa punimet i realizon Ndërmarrja ndërtimore “Pellagonija ASH”.

Kostoja totale e investimit është rreth 1,2 milion denarë.

Shërbimi për informim