Filluan punimet për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Debresh

Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Debresh. I pranishëm në fillimin e punimeve ka qenë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, kryesuar nga kryetari Arben Taravari, i cili bëri të ditur se projekti kap vlerën prej rreth 2.7 milion denarë.

“Asfaltimi i kësaj rruge e cila arrinë gjatësinë prej 464 metre dhe gjerësi prej 6 metra, ishte nevojë e domosdoshme duke pasur parasysh dëmtimin e plotë të kësaj rruge dhe kërkes e banorëve. Le ta gëzojnë banorët e Debreshit, fshat ky te i cili kemi pasur plotë investime gjatë mandatit tonë, si në rrugë poashtu edhe për rrjetin e kanalizimit të ujrave të zeza”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në fillimin e punimeve të kësaj rruge ishin të pranishëm edhe banorë të Debreshit, të cilët kanë shprehur falenderimet e tyre për këtë investim të rradhës nga ana e Komunës së Gostivarit në fshatin e tyre.

Mjetet për asfaltimin e kësaj rruge janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Gostivarit.