Komuna e Gostivarit, institucioni më transparent që udhëhiqet nga kuadër shqiptar

19.06.2020

Në një studim të organizatës Center for Civil Communications (Qendra për komunikime qytetare), Komuna e Gostivarit rezulton si institucioni më transparent në nivel të vendit që udhëhiqet nga kuadër shqiptar.

Në suaza të projektit “Open data“ (Të dhëna të hapura) bëhen hulumtime në më shumë lëmi, ndërsa i fundit bën matjen e Transparencës aktive të 98 institucioneve (Qeverisë, ministrive dhe komunave)  për vitin 2020. Sipas studimit,  indeksi i transparencës shënon rritje vetëm 2,2% krahasuar me vitin e kaluar, respektivisht, prej 56% vitin e kaluar është ngritur në 58,2% këtë vit.   

Ajo që mund të vërehet në tabelë ku institucionet janë ranguar duke filluar nga ato me nivel më të lartë të transparencës tek ato me nivel më të ulët, Komuna e Gostivarit rezulton si e ranguar më lartë krahasuar me institucionet tjera që udhëhiqen nga kuadër shqiptar.

Vlen të theksohet se gjatë mandatit të shkuar, Komuna e Gostivarit ka qenë e ranguar në vendin e 80-të, respektivisht në grupin e institucioneve me transparence aktive të dobët, ndërsa tani mban vendin 42, respektivisht në grupin me transparencë të mirë aktive, pra për dy nivele më lartë.

Burimi: http://www.opendata.mk/Home/TekstualniDetails/95?Category=1&fbclid=IwAR0E__YZhJUMi9en0gx_VUSNiKg8kUq6E9vf3sjN3s5OZ26NQbywsL-ucOM

Shërbimi për informim