Filloi realizimi i aksionit “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”

31.08.2020

Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” i iniciuar nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, sot zyrtarisht fillon me grumbullimin e çantave dhe pajisjeve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri ne klasën e nëntë.

Gostivarasit gjithmonë në vepër kanë dëshmuar humanitet dhe solidaritet, dhe këtu vlen te përmendet Qendra Islame Shqiptare El-Furkan Minhen e cila dhuron 100 çanta me komplet pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore.

Pjesë e këtij aksioni, ashtu siç e kemi përmendur prej se kur e kemi paralajmëruar aktivitetin, mund të jenë të gjithë personat e vullnetit të mire të cilët dëshirojnë të dhurojnë çanta dhe pajisje shkollore sipas dëshirës së tyre për nxënësit në nevojë, marketet e qytetit, fondacionet e ndryshme, bizneset e ndryshme etj.

Lokacionet ku mund të dhurohet janë: Supermarketet: “ETC”, Libraritë: “Evropa”, “Rrahman”, “Kultura Gost”, “Office plus”.

Çdo kush mund të kontribuojë aq sa ka dëshirë duke filluar nga një fletore,  laps, gomë e deri te kompletimi i një nxënësi me të gjitha mjetet e nevojshme.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë informacione shtesë, mund të kontaktojnë këto numra: 042/ 214-600, 070/781-396.

Shërbimi për informim