NJOFTIM

Në bazë të nenit 69 paragrafi 1 nga Ligji për mjedis jetësor (G. zyrtare e RM nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10 51/11) dhe nenit 3 nga Rregullorja për pjesëmarrje të publikut gjatë përpilimit të rregullave dhe akteve të tjera si dhe të planeve dhe programeve në fushën e mjedisit jetësor (G. zyrtare nr.147/08), Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut solli

NJOFTIM

Njoftohet publiku i interesuar se Këshilli ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat në rajonin planor të Pollogut solli Vendim për implementim të vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor për dokumentin planor Plani rajonal për menaxhim me mbeturinat për rajonin planor të Pollogut me çka është nisur me procedurën e vlerësimit strategjik të dokumentit planor.
Propozim raporti për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor, së bashku me Planin rajonal për menaxhim me mbeturinat për rajonin planor të Pollogut janë në dispozicion për vrojtim publik në faqen e internetit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (https://rdcpolog.mk) dhe në hapësirat e qendrës, çdo ditë nga ora 08.00 deri 16.00 gjatë periudhës për vrojtim publik (duke filluar më 13.11.2019). Debati publik për Propozim raportin për vlerësim strategjik do të mbahet në Gostivar më 25.12.2019 në hapësirat e sallës së këshillit në ora 12.00.
Të gjitha komentet të lidhura me propozim raportin për vlerësim strategjik mund të dorëzohen në mënyrat në vijim:
Në formë elektronike në këtë adresë: info@rdcpolog.mk (kontakt personi Merita Ramadani),
Me postë në këtë adresë: Rr. Njegosheva nr. 2, Tetovë,
Drejtpërdrejt tek Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut nëpërmjet formularit përkatës për komente.

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
Udhëheqës,

Fatmir Saiti