04.12.2017

Me rastin e 3 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja specialenjë delegacion i Komunës së Gostivarit vizitoi Qendrën ditore për përkujdesje të fëmijëve me nevojaspeciale dhe paralelen speciale në SHF “Ismail Qemali”, duke ndarë dhurata simbolike për fëmijët që i frekuentojnë ato.

Përgjegjësja e Sektorit për veprimtari publike, znj. Aslijan Snopçe tha se komuna e Gostivarit, ashtu siç dëshmoi që në ditët e para të këtij mandati, do të kujdeset në kontinuitet për këtë kategori personash dhe se  bashkëpunim të ngushtë me aktorët relevantë në shoqëri, do të mund të arrihet shumë në përmirësimnn e cilësisë së jetesës së personave me nevoja speciale, e sidomos fëmijëve.

Është kjo hera e parë që ne si përfaqësues të udhëheqësisë së re të Komunës së Gostivarit, e vizitojmë Qendrën ditore dhe paralelet për fëmijët me nevoja speciale. Ashtu siç dëshmuam që në ditët e para të mandatit, do të bashkëpunojmë ngushtë dhe në kontinuitet me të gjithë faktorët relevantë në shoqëri për përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me nevoja speciale. U ndamë dhurata simbolike fëmijëve dhe me këtë deshëm të dërgojmë mesazh se ata nuk janë harruar nga institucionet dhe se përkujdesja për ta do të jetë permanente”, deklaroi znj. Aslijan Snopçe.

Nga Qendra ditore për fëmijë me nevoja speciale, falënderuan përfaqësuesit e komunës për vizitën dhe mbështetjen, si dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe organizim të aktiviteteve me mbështetje të Komunës së Gostivarit.

Në këtë drejtim, me iniciativë të Komunës së Gostivarit, së shpejti në Qendrën ditore do të organizohet një program kulturor-zbavitës.

Shërbimi për Informim