Janë siguruar 120 mijë euro për ndërtimin e rrugëve lokale në Padalisht dhe Tërnovë

27.11.2017

Në kuadër të programit për zhvillim të infrastrukturës rurale të financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga buxheti kombëtar, Komuna e Gostivarit siguroi fonde në vlerë prej 120.000 euro. Programin e implementon Ministria e Financave, ndërsa i njëjti administrohet nga Banka Botërore.

Komuna e Gostivarit fitoi të drejtën për të shfrytëzuar BE grant në lartësi prej 90.000 euro për ndërtimin e dy rrugëve lokale, njëra në fshatin Padalisht dhe tjetra në fshatin Tërnovë. Vlera e përgjithshme e projekteve është 120.000 euro dhe të njëjtit bashkëfinancohen nga buxheti kombëtar në vlerë prej 30.000 euro.

Pritet që me ndërtimin e këtyre rrugëve të përmirësohet komunikacioni në këto vendbanime dhe të njëjtit të lidhen më mirë me qytetin e Gostivarit. Përfitimet nga këto projekte drejtpërdrejt do t’i ndjejnë të gjithë banorët e komunës së Gostivarit dhe do të mundësohen kushte më të sigurta për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Shërbimi për informim