Nxënës të gjimnazit dhe shkollës ekonomike, në vizitë në Komunën e Gostivarit

,

27.12.2017

Në prag të Vitit të Ri, nxënës të SHMEK “Gostivari” dhe SHMK “Gostivari” në kuadër të projektit “Arsim Paqësor” të cilin dy shkollat e realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, vizituan sot kabinetin e kryetarit Arben Taravari.

Ata kishin për qëllim që Kryetarit Taravari t’ia dorëzojnë uresat e Vitit të Ri donacion i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, ku krahas dëshirave të bukura prej tij në vitin e ri, kërkuan stacion matës të cilësisë së ajrit, më shumë manifestime kulturore, qendër sporitve-rekreuese dhe aktivitete tjera, dhe mbi të gjitha nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës ekonomike, dëshiruan paqe për të gjithë qytetarët.

Në mungesë të kryetarit për shkak të obligime zyrtare, nxënësit i pranuan Seadin Ejupin- shef i kabinetit të kryetarit dhe Jasin Demiri – Shef i protokollit dhe PR-it, të cilët i befasuan këndshëm nxënësit duke përshkuar gjithë kabinetin dhe duke prezantuar punën e nëpunësve komunalë.

Pasi që nxënësit ua dorëzuan uresat, pranuan dhurata nga kabineti i kryetarit të komunës, me ç’rast shprehën falënderim të thellë për të gjithë të punësuarit dhe për kryetarin e komunës, Arben Taravari.

Shërbimi për informim