Në Ditën botërore të fëmijëve, shënohet 50 vjetori i themelimit të Kopshtit të fëmijëve në Gostivar

01.06.2018

Në sallën e mbushur përplot me fëmijë dhe prindër në Qendrën për Kulturë në Gostivar, me një program të pasur, u shënua sot 1 Qershori – Dita Botërore e Fëmijëve.

Në këtë event mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe anëtraë të kabinetit të tij, si dhe përfaqësues të Qendrës Ndërkomunale për Mbrojtje Sociale – Gostivar.

“Fëmijët janë ata që na mbajnë zemrat, janë ata që për çdo ditë na dhurojnë lumturinë që askush tjetër nuk mund të na i dhurojë. Fatkeqësisht kohëve të fundit ballafaqohemi me mërgimin e të rinjve, andaj duhet që të angazhohemi që të krijojmë kushte më të mira për jetesë në vend dhe të rinjtë të fillojnë që perspektivën e tyre ta shohin në vendlindje. Uroj që sa më shpejtë t’i shohim kopshtet tona përplot me fëmijë dhe Zoti i mbajttë sa më të lumtur”, tha mes tjerash në fjalën përshëndetëse kryetari Arben Taravari.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtoresha e Kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Fëmijëror” – Natasha Sazdoska, e cila po ashtu përcolli mesazhe urimi për të gjithë fëmijët në botë.

Për festivali jubilar, fëmijët e grupit parashkollor nën udhëheqjen e edukatoreve të tyre kishin përgatitur një program të pasur zbavitës në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht.

Shërbimi për informim