LKTB dhuroi pajisje teknologjike për shkollat e Gostivarit

24.09.2018

Pajisje teknologjike prej 16 kompjuterësh dhe 16 projektorësh është donacioni nga ana e Lidhjes së Komunave Turke në Botë (LKTB), të cilin të premten e shpërndanë nëpër disa shkolla të Gostivarit, kryetari i komunës Arben Taravari dhe sekretari gjeneral i LKTB, Fahri Solak.

Me rastin e pranimit të donacionit, kryetari Taravari shprehu kënaqësinë e tij që është nikoqir i sekretarit gjenral të LTKB, Fahri Solak si dhe falënderoi atë për donacionin dhe gatishmërinë që në të ardhmen donacionët e këtilla jo vetëm të mos mungojnë por të ngrihen në një nivel më të lartë bashkëpunimi për projekte konkrete në sfera te ndryshme.

“Falënderoj Lidhjen e e Komunave Turke në Botë për këtë donacion prej 16 laptopëve dhe 16 projektorëve për shkollat publike të komunës së Gostivarit. Këtë pajisje ne e shpërndamë në shkollën e mesme ekonomike. pastaj në paralelet speciale në SHF Ismail Qemali, si dhe në shkolla tjera ku kishte nevojë. Me sekretarin gjeneral z. Solak kemi raporte korrekte dhe bahskëpunim të mirëfilltë. Mendoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej duke. u konkretizuar edhe me projekte të përbashkëta konkrete në sfera të ndryshme”, theksoi kryetari Taravari.

“Gostivai është një qytet i posaçëm në Maqedoni, ku ne përkrahim aktivitete të ndryshme. Në rastin konkret ne pajisim me tekonolgji shkollat e Gostivarit, por mbështetjen do ta rrisim edhe me projkete tjera me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve në Komunë”, theksoi Solak.

Ai falënderoi kryetarin Arben Taravari për gatishmërinë e tij për bashkëpunim në realizimin e projketeve të përbashkëta që priten të ndodhin në të ardhmen.

Shërbimi për informim