THIRRJE PUBLIKE

,

THIRRJE PUBLIKE

për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave qytetare si vëzhgues në Komisionin për evalvim të propozim-projekteve në kuadër të Projektit ReLOaD në komunën e Gostivarit

Qëllimi kryesor i projektit ReLOad, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është forcimi i demokracisë participativ dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa përmes aftësimit të organizatave qytetare në mënyrë aktive të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Projekti ReLOaD punon me pesë komuna partnere: Kumanovë, Resnjë, Gostivar, Kavadar, Strumicë, të miratimit të qasje transparente për financimin e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat do të nxitet përfshirje më e madhe qytetare në vendimmarrje dhe do të përmirësohen shërbimet të cilat sigurohen në nivel lokal.

Komuna e Gostivarit publikoi thirrje publike në kuadër të projektit ReLOaD për projekt-propozime nga organizatat e shoqërisë civile. Thirrja u publikua më 24 tetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 5 dhjetor 2018, me ç’rast evalvimi i propozim-projekteve të mbërritura planifikohet të mbahet pas datës 10 dhjetor 2018. Evalvimi pritet të zgjasë jo më shumë se 2-3 ditë dhe do të varet nga numri i propozim-projekteve të pranuara.

Për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së propozim-projekteve nga organizatat qytetare për ndarjen e grantit në kuadër të projektit ReLOaD, komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP shpall Thirrje publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave qytetare si vëzhgues në Komisionin për evalvim të propozim-projekteve të parashtruara nga organizatat qytetare në kuadër të thirrjes publike që është publikuar në komunën e Gostivarit.

Përfaqësuesi i organizatave civile në Komisionin për evalvim do të ketë këto detyra dhe detyrime:

  • do të jetë vëzhgues në Komisionin e evalvimit pa të drejtë vote;
  • do të nënshkruajnë deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie dhe nuk do të ndajë asnjë informacion në lidhje me procesin e evalvimit;
  • do të jetë prezent gjatë gjithë kohëzgjatjes së vlerësimit nga fillimi deri në fund;
  • në rast të pamundësisë për të marrë pjesë, në vendin e përfaqësuesit të organizatave të shoqërisë civile do të vijë zlvendësi, me ç’rast zëvendsëi do të marrë rolin e vëzhguesit – përfaqësues të organizatave civile;
  • do ta nënshkruajnë raportin e Komisionit për evalvim, i cili do të përmbledhë gjetjet nga vlerësimi i propozim-projekteve.

Kandidati për vëzhgues në Komisionin e evalvimit patjetër të jetë anëtar dhe/ose i punësuar në mënyrë të përhershme në një organizatë të shoqërisë civile që është themeluar ligjërisht në përputhje me Ligjin mbi asociacionet dhe fondacionet. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë:• Përvoja dhe aftësitë e mëparshme për të bërë vlerësimin e projekt propozimeve nga organizatat e shoqërisë civile. Përvoja me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet një pasuri;

  • Përvojë në përgatitjen dhe / ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike;
  • Përvoja dhe shkathtësi të mëparshme për të bërë evalvim të propozim-projekteve nga organizatat qytetare. Përvoja me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet si përparësi;
  • përvojë në përgatitjen dhe/ose në implementimin e projekteve të financuara me mjete publike;

Kandidatët patjetër që t’i dorëzojnë dokumentet në vijim përmes postës elektronike info@gostivari.gov.mk:

  • Letër për shfaqje interesimi me biografi të shkurtër – me të cilën mund të shfaqet interesimi për pjesëmarrje në Komisionin për evalvim (letra nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe)
  • Deklaratë e personit të autorizuar të organizatës civile, me të cilën autorizohet kandidatin për ta përfaqësuar atë organizatë civile në Komisionin për evalvim.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile do të punojë në baza vullnetare / pa kompensim financiar. Projekti do t’i rimbursojë shpenzimet bazë, siç janë shpenzimet për udhëtimit dhe për një vakt të lehtë.

Organizata qytetare në të cilën kandidati i përzgjedhur është anëtar dhe / ose punonjës i përhershëm NUK MUND të aplikojë (as si bartës dhe as si partner i bartësit) të thirrjes publike për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të projektit ReLOaD në komunën e Gostivarit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 27 nëntor 2018, deri në ora 17:00.

Në qoftë se keni nevojë për informacione shtesë, Ju lutemi kontaktoni Dashmir Osmanin (dashmir.osmani@gostivari.gov.mk).