Vihet sërish në funksion Zyra e Mërgimtarëve

24.12.2018

Me rastin e qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, Komuna e Gostivarit e vë sërish në funksion Zyrën e Mërgimtarëve. Zyra e Mërgimtarëve, që gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, do të punojë prej sot (24.12.2018) deri më 07.01.2019, edhe atë çdo ditë pune prej në ora 08:00 deri në ora 19:00.

Në këtë zyrë, mërgimtarët do të mund të marrin të gjitha informatat e duhura për shërbimet komunale, si dhe të udhëzohen se cilave institucione duhet tu drejtohen për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Duke pasur parasysh se afati për dorëzimin e kërkesave për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje skadon më 31.12.2018, apelojmë deri te të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit ligjore.

Shërbimi për informim