Për më pak se dy muaj janë trajtuar 120 qen endacakë
25.02.2020
Komuna e Gostivarit shënon rekord në trajtimin e qenve endacakë në vitin 2020. Për më pak se dy muaj janë trajtuar 120 qen endacakë, që nënkupton kapjen, vakcinimin, sterilizimin, vendosjen e çipit dhe transportin e tyre.
Qentë e trajtuar nuk paraqesin më rrezik për qytetarët, meqë të njëjtin nuk janë agresiv dhe njëherit nuk mund as të shumohen. Nga ana tjetër, një pjesë e qenve të trajtuar përkujdesen në dy stacionarët ekzistuese, ndërsa planifikohet që edhe një objekt i ish kazermës në Banjicë të Poshtme të adaptohet për shelter qendër dhe me këtë të rritet kapaciteti për përkujdesje të qenve endacakë.
Njoftojmë se qentë e përkujdesur në qendrën shelter mund t’i adoptojnë qytetarët e interesuar dhe me këtë gjest edhe ata të fitojnë një shok besnik por edhe të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit m qentë endacak.
Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit është ndër komunat e rralla në vend që ka qendër shelter për qentë e pastrehë dhe avancon në luftën për zgjidhjen e këtij problemi, por se ky është një problem i cili nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel të komunës dhe kërkon strategji të përbashkët në nivel të rajonit të Pollogut por edhe të shtetit në përgjithësi.
Shërbimi për informim