8 marsi, Taravari vjen me një urim të veçantë: Gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë

Kryetari i Komunë se Gostivarit, Arben Taravari e ka nisur ditën e sotme me një urim për gratë dhe vajzat shqiptare, duke i cilësuar si gjysma me e mirë e këtij populli.

“Gëzuar festën, i gëzofshi ditët festive, ju uroj përjetësi të lumtur, të dashura mike, kolege, bashkëpuntore të afërt dhe të largët.

Nga zemra, respektoj dhe mbështes betejën tuaj, entuziazmin, energjinë dhe forcen e dëshirën e pashtershme në gjithçka që bëni, për ata rreth jush, për veten tuaj, për të gjithë ne. Pikërisht e gjithë kjo është ajo që e bën jetën e përditshme më të mirë për gjithësecilin nga ne.

Unë admiroj aftësinë tuaj për të dashur, respektuar, vlerësuar, empatizuar, për tu kujdesur, për të ndihmuar suksesin, kudo që të jeni Ju. Do të jem i lumtur nëse këto vlera përcillen nga brezi në brez dhe nëse brezat e ardhshëm mësojnë të jetojnë jetën me këto virtyte dhe energji.
Ju Faleminderit, Ju jeni pjesa më e mirë e shoqërisë sonë”.