Rregullimi i rrugës dhe ndërtimi i kanalizimit në lagjen Balindolli

,

29.07.2020

Komuna e Gostivarit, në kuadër të Programit ROMAKTED (financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës), është duke realizuar projektin për rikonstruktim të plotë të një rruge, respektivisht ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza dhe shtrimin me pllaka bekatoni në lagjen Balindolli.

Bëhet fjalë për një lagje të banuar kryesisht me pjesëtar të komunitetit rom, e margjinalizuar me dekada të tëra.

Në kuadër të të njëjtit program, parashihet që Komuna e Gostivarit të vazhdojë me rikonstruktim dhe ndërtim të kanalizimit edhe në lagjen Qeramidnica, ku pjesa dërmuese e banorëve lokal i përkasin komunitet rom.

“Implementimi i këtyre projekteve është i një rëndësie kruciale për përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatën rome në komunën e Gostivarit. Për këtë duhet falënderuar komunën e Gostivarit dhe kryetarin Arben Taravari, por vlen të theksohet njëkohësisht edhe angazhimi dhe kontributi i vetë aktivistëve romë përmes Programit ROMAKTED”, thotë Bari Abduli – aktivist i komunitetit rom.

Krijimi i kushteve të kënaqshme infrastrukturore në të gjitha vendbanimet dhe për të gjithë qytetarët, mbetet prioriteti kryesor i Komunës së Gostivarit në këtë mandat qeverisës.

Shërbimi për informim