Ndahen paisje sportive për të gjitha shkollat fillore në Gostivar.

28.09.2020

Në kuadër të projektit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sot organizata “Centre for Common Ground”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ndau paisje sportive për të gjitha shkollat fillore në Gostivar.
Aktiviteti u zhvillua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Atatur”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ambasdës të Holandës në vendin tonë.

Ky projekt filloi para dy viteve dhe në të na ka ndihmuar edhe ambasada e Britanisë së Madhe.
Besoj sadopak me këtë organizim të kemi komtribuar për fëmijët për përfshirjen e sa më shumë nxënësve në fusha të ndryshme të sportit, një alternativë më shumë dhe një rrugë më tepër në mesin e opcioneve që ndihmon të rinjët tanë dhe largon ato nga fenomene të tipit të ekstremizmit dhe të dhunës në shoqëri.

Shërbimi për informim