Zyra e mërgimtarëve do të punojë me orar të zgjatur

24.12.2020

Me rastin e qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, Komuna e Gostivarit e vë sërish në funksion Zyrën e Mërgimtarëve.

Zyra e Mërgimtarëve, që gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, do të punojë me orar të zgjatur për dy orë, respektivisht deri në ora 18:00.

Komuna e Gostivarit, mërgimtarëve u dëshiron qëndrim të këndshëm në vendlindje, njëherit apelon deri te të gjithë qytetarët që rreptësisht të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19!

Shërbimi për informim