Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi midis Komunës së Gostivari dhe Organizatës Rinore Ekologjike – EYO

23.04.2021

Komuna e Gostivarit sot nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me Organizatën Rinore Ekologjike – EYO.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurohet një kornizë në të cilën do të prezantohen propozime dhe programe për bashkëpunim midis Komunës së Gostivarit dhe Organizatës Rinore Ekologjike – EYO, në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përfshirjes sociale të të rinjve, ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë përmes zbatimit të aktiviteteve dhe programeve bashkëpunuese në fushën e ekologjisë.

Bashkëpunimi i ndërsjellë do të realizohet në domenë të ndryshëm, kurse vëmendje e veçantë do t’u kushtohet  ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor përmes debateve, diskutimeve interaktive dhe ligjëratave nga ekspertë të fushës,

Po ashtu synohet interaksioni përmes takimeve dhe konferencave, pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, mbjellja e pemëve, luleve, përmirësimi i sipërfaqeve të gjelbërta dhe aktivitete tjera në lëmin e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Shërbimi për informim