Numri i të infektuarve me Covid-19, i ka tejkaluar kapacitetet spitalore

Numri i të infektuarve me Covid-19, i ka tejkaluar kapacitetet spitalore. Varianti Delta i këtij virusi është shumëfish më kontaminues, ndaj dhe numri i të sëmurëve është kaq alarmant! Apeloj që të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes maksimal, të ruajnë jetën e tyre por edhe atë të tjerëve! Vaksinimi është arma më e fuqishme me të cilën mund ta luftojmë këtë virus të tmerrshëm, përpos distancës dhe higjienës së nevojshme!