NJOFTIM PËР TATIMIN NË PRONË

Në përputhje me ndryshimet ligjore të Ligjit për tatimin në pronë (Gazeta Zyrtare e RMV-së 61/04 … 151/21), Komuna e Gostivarit i njofton të gjithë personat fizikë dhe juridikë, shtetin dhe komunat, të cilët posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e komunës, për sa vijon:

t’i deklarojnë pronat e padeklaruara që janë në pronësi të tyre, duke paraqitur deklaratë tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë;

për pasuritë e paluajtshme shtesë (shtëpi, apartamente, lokale afariste, me përjashtim të banesave/shtëpive në të cilat banojnë sipas letërnjoftimit) që i kanë në pronësi, të paraqesin të gjitha dëshmitë që kanë, nëse ato i përdorin për më shumë se 6 muaj gjatë vitit ose i japin me qira;

për tokat bujqësore që shfrytëzohen për prodhimtari bujqësore të dorëzojnë Aktvendim për regjistrimin e një ekonomie bujqësore në regjistrin e vetëm evidentues të ekonomive bujqësore.

Dëshmitë e mësipërme duhet të dorëzohen jo më vonë se data 28 shkurt 2022.

Në të kundërtën, për pronat që i posedojnë dhe që nuk kanë dëshmi se i shfrytëzojnë më shumë se 6 muaj gjatë vitit apo se i japin me qira, do të ngarkohen me detyrim trefish më të lartë se normat e përcaktuara.
Për pronat shtesë që i posedojnë dhe nuk i shfrytëzojnë për më shumë se 6 muaj gjatë vitit, ose nuk i japin me qira dhe nuk deklarojnë se nuk i shfrytëzojnë ose nuk i japin me qira, do të ngarkohen me tatim në pronë që është pesëfish më e lartë se norma e përcaktuar.
Për tokën bujqësore që e posedojnë dhe nuk paraqesin dëshmi se e punojnë, e shfrytëzojnë për prodhimtari bujqësore, do të ngarkohen për tatim në pronë me një normë trefish më të lartë se normat e përcaktuara.

Komuna e Gostivarit
Departamenti për tatime, taksa,
kompensime dhe të ardhurat e tjera
të komunës