Uniforma të reja për punonjësit e ndërmarrjes “Komunalec”

Uniforma të reja për punonjësit e ndërmarrjes “Komunalec”
60 komplete uniformash, donacion nga Komuna Ejupsulltan- Turqi, iu dorëzuan punonjësve të NP “Komunalec”. Falënderoj përzemërsisht donatorët për këtë donacion shumë të nevojshëm për këta punonjës.

Komuna e Gostivarit gjithmonë është kujdesur për punëtorët e ndërmarrjeve publike komunale duke rritur edhe pagat deri në 25%, si dhe në kontinuitet kemi siguruar pajisje pune me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për punë.