NDRYSHIM DHE PLOTËSIM I SHPALLJES PUBLIKE (ndryshimi II)

Në bazë të nenit 50 të ligjit për vetëqeverisje locale (gazeta zyrtare e RMV, 5/02) dhe në lidhje me nenin 67 të ligjit për vetëqeverisje locale (gazeta zyrtare e RMV, 5/02), Programit për vendosjen e pajisjeve urbane – pano reklamuese në teritorin e Komunës së Gostivarit për periudhën 2022-2027, e sjellur nga Këshilli i komunës së Gostivarit (buletini zyrtar i Komunës së Gostivarit, nr.09/13), Kryetari I Komunës së Gostivarit, realizon

NDRYSHIM DHE PLOTËSIM I SHPALLJES PUBLIKE (ndryshimi II)

Të nderuar,
Kryetari i Komunës së Gostivarit, me seli në Bul. “Vëllezërit Gjinoski” 61, (në tekstin e mëtutjeshëm: Komuna e Gostivarit) ka qëllim të ndajë të drejtën dhe të lëshojë leje për vendosjen e panove reklamuese në rajonin e Komunës së Gostivarit.
Për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit zbaton Thirrje Publike për ndarjen e lokacioneve për vendosjen e panove reklamuese në territorin e komunës së Gostivarit në 6 (gjashtë) pako – pjese, për billborde dhe citilajt në në pajtim me Programin për vendosjen e pajisjeve urbane – panove reklamuese në territorin e Komunës së Gostivarit për periudhën 2022-2027 e miratuar nga Këshilli i Komunës së Gostivarit (“Buletini Zyrtar i Komunës së Gostivarit nr. 12 i datës 24.12.2021).
Hapja publike e aplikacioneve për pjesëmarrje do të mbahet në hapësirat e Komunës së Gostivarit, më 13.09.2022 ne ora 11:00, në pajtim me shpalljen e publikuar.
Komisioni për ndarjen e lokacioneve, në afat prej më së paku 3 ditë para mbajtjes së licitacionit, me shkrim duhet ti njohtojë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet për pjesmarje në licitacion.
Lënda e shpalljes publike do të bëhet përmes ankandit publik gojor – licitim që do të mbahet në hapësirat e Komunës së Gostivarit, pasi të kontrollohen të gjitha dokumentacionet e ofertuesve, më datë 20.09.2022, edhe atë për:
PAKO 1 – ne ora 11:00 -11:30
PAKO 2 – ne ora 11:30 – 12:00
PAKO 3 – ne ora 12:00 – 12:30
PAKO 4 – ne ora 12:30 – 13:00
PAKO 5 – ne ora 13:00 – 13:30
PAKO 6 – ne ora 13:30 – 14:00

Secila nga 6 (gjashtë) paketat për billborde dhe Citylight paraqet pjesë të veçantë, për të cilën do të lidhet kontratë e veçantë.
Me këtë ftesë Ju dorëzojmë dokumentacionin për shpallje publike që përmban të gjitha informacionet që do t’Ju ndihmojnë të merrni pjesë në shpalljen publike.
Dokumentacioni për shpalljen publike mund të merret çdo ditë pune në arkivin e Komunës së Gostivarit.
Të drejtën e pjesëmarrjes në ankandin publik gojor – licitimin kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë vendas dhe të huaj, të cilët më së voni më 13.09.2022 deri në orën 10:00, do të do të paraqesin dhe dorëzojnë depozitë garancioni për pjesëmarrje edhe ate: per PAKON nr.1 – 2.000 euro, PAKON nr.2 – 2.000 euro, PAKON nr. 3 – 2.000 euro, PAKON nr. 4 – 1.000 euro, PAKON nr.5 – 1.000 euro dhe PAKON nr. 6 – 500 euro, në kundërvlerë në denarë sipas kursit të mesëm të BPM-së në ditën e lëshimit në Komision, si dhe dëshmi se i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në ankand publik.
Paraprakisht Ju falënderojmë.
29.08.2022 v.

Kryetar i Komunës së Gostivarit
Arben Taravari