Koneferencë mbi bashkëpunimin ndërfetar në rajonin e Pollogut

Sot u mbajt sot konferenca përfundimtare  e organizuar në kuadër të prezantimit të rezultateve të projektit “Inter-religious Cooperation for a Sustainable Community” të zbatuar nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim, e mbështetur nga zyra e NDI – Maqedonia e Veriut.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e prezantoi qytetin e Gostivarit si shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe aktiviteteve tona të përbashkëta me inicim të pushtetit lokal.

“Ky projekt pa dyshim ka rëndësi dhe rol të veçantë jo vetëm për Gostivarin dhe Pollogun, por për gjithë shtetin tonë muiltietnik. Në drejtim të ruajtjes së këtij diveristeti kulturor dhe fetar, pa dyshim se na duhen më shumë aktivitete për dhe me të gjitha bashkësitë fetare”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Ndryshe, konferenca finale solli konkluzion për vazhdim të bashkëpunimit ndërfetar në rajonin e Pollogut dhe institucionalizimin e procesit të komunikimit në aktivitete konkrete për të mirën e shoqërisë.

Konferenca përfundimtare  u zhvillua në prani të drejtorit të Qendrës për Edukim dhe Zhvillim, Metin Muaremi, drejtorit rezident të NDI-së në Maqedoni të Veriut, Robert Scott Heaslet, ku bashkë kryetarin Arben Taravari pjesëmarrës ishte edhe kryetari i këshillit të Tetovës Besar Durmishi. Në të, projekt koordinatori Ardonit Ismaili prezantoi rezultatet e projektit, të cilat u komentuan nga dy ekspertë – panelistët znj. Trëndelina Dehari eksperte e rolit të gruas në religjion dhe z. Ahmed Qazimi përgjegjës i arsimit të lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.