Komuna fillon projektin “Komunat e dedikuara për fëmijët”

,

Komuna e Gostivarit bashkërisht me Ambasadën e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe disa komuna të tjera filloi me zbatimin e projektit “Komunat e dedikuara për fëmijët”

Qëllimi i projektit është përforcimi i avancimit të të drejtave të fëmijëve si dhe pjesmarrja e fëmijëve në planifikimin lokal përmes përforcimit të kapaciteteve komunale, krijimit të strategjive lokale për të drejtat e fëmijëve, krijimit të një platforme për monitoring të të drejtave të fëmijëve si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve.

Përfaqësuesja e Komunës së Gostivarit ishte dretorja e Sektorit për Arsim, Aslian Snopçe ndërsa projekti pritet të zbatohet deri në qershorin e vitit 2025.