Komuna e Gostivarit mbajti punëtori mbi qasjen deri te informacionet publike për personat me nevoja të kufizuara

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “INKLUZIVA” mbajti punëtori mbi qasjen deri në informacionet publike për personat me nevoja të veçanta.
Punëtoria ka për qëllim që të aftësojë punonjësit e Komunës së Gostivarit në mënyrë që të përmirësohet funksionaliteti i ueb-faqes së komunës për personat me aftësi ndryshe.
Punëtoria vjen në kuadër të Memorandumit të nënshkruar mes Komunës së Gostivarit dhe Shoqatës “INKLUZIVA”.
Për Komunën e Gostarit, personat me nevoja të veçanta gjithmonë do të jenë prioritet dhe do ta kenë vëmendjen dhe përkushtimin e nevojshëm.