Dita e Ekologjisë, Komuna e Gostivarit promovoi Eko-patrullën dhe aparatin mobil për matjen e ndotjes së ajrit

Me rastin e shënimit të 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë, Komuna e Gostivarit bëri promovimin e Eko-patrullës dhe të aparatit mobil për matjen e ndotjes së ajrit. Qëllimi i shënimit të Ditës së Ekologjisë, është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe kategorive, që të ruajnë mjedisin jetësor dhe natyrën, si dhe ngritja e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë, tha me këtë rast kryetari Arben Taravari.

“Eko-patrulla vendoset për herë të parë në qytetin e Gostivarit, ndërsa buxheti i sivjetmër ekologji është rritur pesëfishë më shumë se vitet e kaluara. Kemi bërë shumë në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe kështu vazhdojmë. Aparati, nga ana tjetër, do na mundësojë tani e tutje matje dhe detektim të saktë të ndotjes së ajrit. Komuna e Gostivarit me këtë aparat tani finalizon rrjetin e aparateve që kemi vendosur në disa lokacione për matjen e ndotjes”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Zudi Xhelili – përgjegjës i Departamentit të ekologjisë pranë Komunës së Gostivarit sqaroi se Eko-patrulla përbëhet prej dhjetë anëtarësh, vollonterë nga shoqatat ekologjike të qytetit me mundësi në të ardhmen e njëjta të institucionalizohet.

“Shpresojmë në të ardhmen ta institucionalizojmë Eko-patrullën pasi e dini se edhe qeveria ka paralajmëruar formimin e eko-polici dhe ne bëhemi gati që tani”, Zudi Xhelili – përgjegjës i Departamentit të ekologjisë pranë Komunës së Gostivarit.

Aparati që u promovua për matjen e ndotjes së ajrit ishte donacion nga shoqata tregtare “Inform” nga Shkupi. Përfaqësuesi i kësaj shoqate Sasho Rafajllovski, theksoi se këtë aparat pas kryeqendrës e merr Gostivari përmes së cilit matet jo vetëm niveli, por edhe lloji dhe vendi ku ka më shumë ndotje.

“Bëhjet fjalë për aparat i cili pë herë të parë zhvillohet si i tillë në Maqedoni sipas standardeve evropiane që kërkohen për matjen e ndotjes së ajrit. Bëhet fjalë për stacion matës mobil i cili në kohë reale bën matjen e ndotjes, gjegjësisht aero-ndotjen, prej ku mund edhe të detektojë kush janë ndotësit potencial, në cilën kohë pse është i ndotur ajrit në vend të caktuar dhe komuna pastaj të merr masa adekuate siç i ka edhe kompetencat e saja”, deklaroi Sasho Rafajllovski, nga shoqata tregtare “Inform” nga Shkupi.

Vullnetarët e Eko-patrullës do të trajnohen nga organizata jo qeveritare “Eko Guerila” nga Tetova, kryetari i së cilës, Arianit Xhaferi mori pjesë në promovimin e së njejtës. Pjesë e aktivitetit ishte edhe Xhabir Deralla nga “Ciliv”, i cili premtoi mbëshetje të parezervë në drejtim të mbrojtjes së ambientit në Gostivar.

Ndryshe, shënimi i Ditës së Ekologjisë ishte planifikuar të mbyllet me aktivitetin për mbjelljen e 100 drunjve në qytet, por për shkak të kushteve atmosferike, drunjtë e siguruarë përmes qytetarëve dhe donacioneve, do të mbjelljen periudhën e ardhshme.

Shërbimi për informim