Punimet në kuadër të projektit SECO, vijojnë.

Pamje nga punimet në vendin e quajtur Zegradë në përgatitjen e pusetës që i mundëson gjithë fshatit Raven kyçje në aortën kryesore të rezervuarit në fsh. Zdunjë, me çka sigurojmë:
Prurje më të mëdha të ujit dhe furnizim të pandërprerë edhe për Ravenin.

Zëvendësim të gypave të dëmshëm të azbestit me gypa të rinj, me çka sigurohet ujë më i shëndetshëm për pije.