Komuna jonë në bashkëpunim me Agjencinë për marketing dhe menaxhment “Eurostep” nga Shkupi, organizuan panair biznesi në Gostivar

Komuna jonë në bashkëpunim me Agjencinë për marketing dhe menaxhment “Eurostep” nga Shkupi, organizuan panair biznesi në Gostivar.
Panairi i cili u hap sot në palestrën sportive “Rinia” ka bërë bashkë 26 biznese të ndryshme vendore (16 prej Gostivari), të cilat prezentuan ofertën e tyre.
Ky panair është një mundësi për të promovuar produktet dhe ofertat nga rajoni i Gostivarit dhe për të nxitur zhvillimin e tyre.
Pjesë e këtij panairi, sonte do të jetë edhe një program argëtues kulturor, ndërsa mbyllet nesër me një forum biznesi.
Dua të falenderoj zv/kryetarin e komunës së Gostivarit, Namik Durmishi, i cili e hapi këtë panair, si dhe organizatorët dhe kompanitë pjesëmarrëse.
Uroj që ky panair biznesi të bëhet tradicional në qytetin tonë.