Filluan punimet për parkun inkluziv social në parkun e madh të Gostivarit

Brenda parkut të madh të Gostivarit filluan punimet për ndërtimin e 675 metra katrorë park inkluziv, ku fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, do të shoqërohen dhe do të luajnë së bashku.

Parku inkluziv social shtrohet me tartan për sigurinë e vizitorëve si dhe do të pajiset me lojëra dhe rekuizita të sigurta me standard të lartë.

Projekti vjen si rezultat i aplikimit me këtë projekt nga Komuna e Gostivarit në Byronë për Zhvillim Rajonal të Pollogut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.