Komuna e Gostivarit vazhdon me mbështetjen e Qendrës rinore të resurseve “iCan”

Qendra rinore e resurseve “iCan” do të vazhdojë të mbështet nga Komuna e Gostivarit, UNDP dhe ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin e tij zv/ambasadorin e Zvicrës Lucien Aegerter, përfaqësues të UNDP dhe profesorin Azir Aliu si udhëheqës i qendrës rinore të resurseve “iCan”.

Në takim diskutuan për mundesinë e vazhdimit te bashkëpunimit në të ardhmen për qendrën “iCan” e cila tanimë merret si model i funskionimit nga faktorë të ndryshëm në vendin tonë por edhe në rajon, e cila para dy viteve u fillua si partneritet i Komunës së Gostivarit, Ambasadës së Zvicrës në vendin tonë, UNDP dhe Universitetin e Evropës Juglinodre.

Në Qendrën rinore “iCan” mundeësohet krijimi i hapësirave për strat up, trajnimi i të rinjëve dhe aftësimi i tyre për tregun e punës, krijimi i databazës për resurset njerëzore që posedon vendi ynë, vendi ku të rinjtë në çdo kohë kanë hapësirë dhe trajnime e aktivitete të ndryshme, sektori i biznesit gjen burime njerëzore si dhe bëhet transformimi digjital për kompanitë e tyre.

Sot kjo qendër ka resurse për të servisuar trajnime për të papunët me qëllim që të njëjtit të jenë më kompatibi dhe në përputhje me nevojat e tregut. “iCan” planifikon në të ardhmen të krijojë serbise ku do të optimizohen procezet si të komunës ashtu edhe të qytetarëve të Gostivarit.