Kryetari Arben Taravari nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare “BRAIN BEE”

 

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot nënshkruajti Memorandum bashkëpunmi me përfaqësuesin e Qendrës ndërkombëtare “BRAIN BEE”, Emir Dalipi

Bashkëpunimi përfshin mbështetje për zhvillimin dhe rritjen e mundësive arsimore për fëmijët dhe të rinjtë jashtë kornizës së institucioneve arsimore, kontribuium në bashkëpunimin lokal dhe rajonal për promovimin e arsimit, sigurimin e trajnimeve dhe formave tjera të arsimit, mbështetje në shfrytëzimin e hapësirave të qendrave rinore etj.

Shoqata ndërkombëtare “BRAIN BEE” do të jep mbështetje për programet dhe planet që do të krijohen si dhe do të ndihmjë në përfshirjen e rinisë në arsim, shkencë dhe inovacion në komunë.