Takimi ndërkomunal për rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e Këshillave Ekonomiko – Social Lokal

Në Komunën e Kumanovës është mbajtur takimi punues për rrjetëzimin e Këshillave Ekonomiko – Sociale Lokal – KESL nga komunat e Kumanovës, Manastirit, Strugës, Tetovës, Gostivarit, Shtipit, Resnjës, Kavadarit dhe Sveti Nikollës, organizuar nga Qendra Rinore e Kulturës – Manastir, në bashkëpunim me Komunën dhe KESL Kumanovë.

Qëllimi i këtij takimi është popullarizimi i punës së KESL në komunitetin lokal dhe krijimi I mundësive që anëtarët e KESL të njihen me njëri-tjetrin, të njihen me problemet lokale tëkomunave dhe kontekstin lokal në të cilin ato veprojnë.

Në takim u shkëmbyen praktika dhe përvoja të cilat do të iniconin bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, duke ndjekur shembullin e njërit prej më aktivëve dhe më të suksesshëm të KESL të Komunës së Kumanovës. Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i dialogut social në komunitet”, me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare – Ulof Palme nga Suedia.

Në takimin punues ishte edhe kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës dhe përfaqësues nga administrata komunale.

Në takimin në fjalë morrën pjesë të punësuar nga Zyra ZHEL Azra Nuredini dhe Elhame Aliu si dhe anëtarë të KESL nga Komuna e Gostivarit me çka para të pranishmëve fjalë rasti kishin Kryetari I Këshillit Ekonomik Social Lokal nga Gostivarit, z. Tafa Ameti si dhe Dashmir Osmani.