Vendoset sinjalistika horizontale nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit
12.10.2018
Në rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit, në vijim e sipër është vendosja e sinjalistikës horizontale.
Bëhet shenjëzimi i vijave përgjatë boshtit të rrugës, shenjëzimi i kalimeve të këmbësorëve, shigjetave rrugore dhe sinjalistikës tjetër të nevojshme. Kompania realizuese e cila fitoi tenderin publik, për shenjëzimin e rrugëve shfrytëzon ngjyrë adekuate refraktuese që plotësonon standardet bashkëkohore për këtë qëllim.
Shenjëzimi filloi në rrugët e sapoasfaltuara në afërsi të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, për të vazhduar më pas te rruga “Sedek Kostoski“ dhe rruga “101”.
Me qëllim që të mos pengohet qarkullimi i automjeteve, punohet kryesisht në orët e vona të mbrëmjes, kur frekuenca në komunikacion është shumë e ulët.
Aksioni për shenjëzimin e rrugëve kryesore të qyetit të Gostivarit do të vazhdojë përderisa kushtet atmosferike do ta lejojnë një gjë të tillë.
Shërbimi për informim