“Mërgimtarët nga Zvicra” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit ndanë veshmbathje për fëmijët skamnorë

,

19.12.2018

Falë kontributit të fondacionit “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin”, sfidat e përballjes me acarin dimëror,  këtë vit nuk do të jenë shumë të vështira edhe për fëmijët të cilët nuk kanë arritur që me kohë të sigurojnë veshmbathje adekuate për këtë stinë.

Ky Fondacion  siguroi xhupa dimri për fëmijët skamnorë dhe për  fëmijët me aftësi të posaçme.  Bëhet fjalë për një aksion të përbashkët që ky Fondacion e realizon me Sektorin e Veprimtarive Publike pranë Komunës së Gostivarit, me të cilin përfshihen të gjitha shkollat fillore të qytetit dhe fshatrave përreth.

 Fillimisht shkollat përgatitën listat me nxënësit nevojtarë dhe në bazë të atyre listave u bë shpërndarja nëpër shkolla me ç’rast u mbajt llogarinë edhe për privatësinë.

Nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit falënderojnë Fondacionin  “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin”, të cilët në kontinuitet kanë realizuar aksione të tilla të ngjashme dedikuar nxënësve të komunës së Gostivarit  si dhe paralajmërojnë vazhdimin e aksioneve të këtilla edhe në të ardhmen.

Shërbimi për informim