Ambasadori kosovar Dedaj, në vizitë ngushëlluese te kryetari Taravari

21.02.2019

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajqëndroi sot për vizitë në Komunën e Gostivarit , ku u takua me kryetarin e komunës Arben Taravari. Qëllimi i kësaj vizite ishte për ti shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllime për viktimat e 13 shkurtit dhe për tu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“Sot me vizitën e tijnanderoiAmbasadori I Kosovës, GjergjDedaj, që tëna shprehë ngushëllime për fatkeqësinë e 13 shkurtit ku 15 persona humbën jetën dhe mbi 30 u lënduan. Të gjithë lutemi që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten. Natyrisht dhimbja ndahet me miq e shokë dheunë e falënderoj përzemërsisht ambasadorin Dedaj për këtë takim vëllazëror. Shpresoj që raportet tona të jenë korrekte edhe në të ardhmen, ashtu si u ngjanë shqiptarëve”, deklaroi Taravrai pas takimit.

Ambasadori Dedaj tha se ka ardhur sot në komunën e Gostivarit që ta takojnë kryetarin Taravari për t’i shprehur atij ngushëllime dhe për t’i dëshiruar që të lënduarit të shërohen dhe sa më shpejtë ta lëshojnë spitalin

“Erdha sot për tu takuar me kryetarin Taravari, për t’i shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllimet e popullit dhe institucioneve të Kosovës, për tragjedinë që ndodhi me autobusin në linjën Shkup-Gostivar, e cila na ka prekur të gjithëve, sepse humbën jetën shumë të rinj. Shprehim ngushëllime të thella e të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre. Po ashtu, ishte kjo një vizitë njohëse për aktivitetet e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për progresin në këtë komunë e cila është një nga më të rëndësishmet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi mes tjerash Ambasadori Dedaj.

Ndryshe, ishte kjo vizita e parë e Gjergj Dedajt në Gostivar, nga emërimi i tij për ambasador të Kosovës në Shkup

Shërbimi për informim