NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të linjës së ujësjellësit Ф150 në afërsi të Xhamisë Rinia në rrugën “Beliçica” në Gostivar, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në fshatin Turçan i Vogël, lagjen Tullana 1, Tullana 2, Fazaneria 1 dhe Fazaneria 2, ndërsa në Turçan të Madh dhe në lagjen Banjeshnicë do të ketë shtypje të zvogëluar.
Ekipet e NP “Komunalec” punojnë në sanimin e defektit. Pritet që furnizimi me ujë të normalizohet rreth orës 15:00.
Komuna e Gostivarit dhe NP “Komunalec” falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin.
Shërbimi për informim