Masa konkrete kundër ndotësve të ajrit – shkelësit paguajnë gjoba

09.04.2019

Administrata komunale e Gostivarit është e përkushtuar në luftën kundër ndotjes së mjedisit jetësor. Në këtë drejtim, inspektorët dhe rendmbajtësit komunalë bëjnë kontrolle të rregullta  dhe veprojnë në mënyrë preventive, ndërsa në raste të caktuara ndërmarrin edhe masa represive, respektivisht shkelësve u caktojnë gjoba konform ligjeve pozitive.

Sa i përket rastit të fundit eklatant me ç’rast u bë ndezja e gomave të vjetra në afërsi të fshatit Zdunjë, shkelësit i është caktuar gjoba prej 123.000,00 denarë dhe e njëjta është paguar nga ana e tij.

Apelojmë deri te subjektet dhe qytetarët e Gostivarit që të kujdesen për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe i njoftojmë se inspektorët komunalë do të vazhdojnë të jenë aktivë dhe se për shkelësit do t’i ndërmarrin masat përkatëse.

Shërbimi për informim