NJOFTIM

,

17.05.2019

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nesër (e shtunë) në ora 8:00, do të fillojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të rrugës “Sllobodan Peposki” – Gostivar, që lidh rrugën për te Spitali me rrugën e Dibrës.

Rikonstruktimi përfshin gërvishtje dhe mënjanim të asfaltit ekzistues dhe shtruarjen e asfaltit të ri.

Përderisa do të zgjasin punimet, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve do të zhvillohet në kushte të vështirësuara, ndërsa në periudha të caktuara kohore do të jetë në ndërprerje.

Komuna e Gostivarit ju falënderon për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim