Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”, i gëzoi mbi 500 filloristë të komunës së Gostivarit

,

12.09.2019

Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo” rezultoi me donacione të shumta për nxënësit nga familjet me status të rrezikuar social.

Ky aksion u iniciua dhe u organizua nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, me dy supermarkete dhe me disa librari të qytetit.

Gjatë kësaj jave u bë shpërndarja e pajisjeve të grumbulluara shkollore, gjegjësisht të mbi 500 çantave dhe mjeteve të tjera shkollore.

Siç njofton përgjegjësja e Sektorit për veprimtari publike, znj. Aslian Snopçe, krahas prindërve të shumtë të cilët donuan pajisje shkollore, Këmbimorja Alpina 100 çanta, supermarketi ETC dhuroi 60 çanta, Beni Beton 50 çanta të mbushura me mjete shkollore, dhe Universiteti Vizion 50 çanta.

“Gostivarasit edhe njëherë në vepër e dëshmuan humanitetin dhe solidaritetin e tyre. Suksesi i këtij aksioni madje i tejkaloi pritshmëritë tona. Nuk është kjo hera e parë që në fillim të vitit shkollor të interesuarit të dhurojnë për nxënësit që vijnë nga familje me standard më të ulët ekonomik, por kjo mënyrë e organizimit ofron mundësi që sa më shumë individë dhe subjekte të bëhen pjesë e aksionit dhe donacionet të mbërrijnë tek të gjithë ata të cilët kanë nevojë. Prandaj, planifikojmë që edhe në fillimvitet e ardhshme shkollore të organizojmë aksione të këtilla”, thotë znj. Snopçe.

Që donacionet të mbërrijnë pikërisht te nxënësit që kanë më së shumti nevojë, kujdesen vetë shkollat fillore, si ato të qytetit ashtu edhe ato të vendbanimeve rurale.

Komuna e Gostivarit falënderon të gjithë prindërit dhe subjektet donatore, si dhe supermarkete dhe libraritë të cilët u bënë pjesë e këtij aksioni.

Shërbimi për informim