Në Gostivar u përurua themelimi i Shoqatës së prindërve të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik “Blue Piuzzle”.

03.02.2020

Komuna e Gostivarit ka dhënë një kontribut të madh dy vitet e fundit në drejtim të ndihmesës së personave me pengesa në zhvillim dhe fëmijëve autik. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Para prindërve të fëmijëve të spektrit autik të qytetit tonë, premtova se së shpejti do të themelojmë edhe Qendrën e parë për autizëm dhe personat me pengesa në zhvillim.

Qendra parashihet të funksionojë te ish objekti i kolexhit “Jahja Kemal” në Gostivar, dhe do të jetë qendra e parë e këtij lloji në rajon.

Një qendër e tillë ka qenë premtim elektoral nga ana jonë, besojë në kapacitetet tona që sa më parë e njejta të fillon me punë. Realizimi sajë, do të ishte puna më e madhe e bërë gjatë mandatit katër vjeçar. Ky institucion do të jetë më i depolitizuari në vendin tonë.