Entries by admin

Komuna e Gostivarit përmes NP “Komunalec” ndërton rrjet kanalizimi në Turçan të Madh – Llapushnik me gjatësi 1300 metra

19.08.2020 Komuna e Gostivarit intensivisht është duke realizuar projekte të ndryshme infrastruktuore në territorin e saj. Ndërtohet kanalizim në disa lagje të qytetit dhe në vendbanime rurale. Sot ka filluar ndërtimi i linjës së kanalizimit në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik me gjаtësi prej 1300 metrash. Është ky një investim i Komunës së Gostivarit, […]

Situata me Covid-19 në rajonin e Gostivarit serioze, por numri i të sëmurë aktiv në rënie

18.08.2020 Në tre komunat e rajonit të Gostivarit, situata me Covid-19 vazhdon të mbetet serioze, por gëzon fakti që numri i të sëmurëve aktivë në javën e fundit shënon rënie – është konstatimi nga mbledhja e sotme e Shtabit ndërkomunal emergjent të Gostivarit. Siç njoftoi Valbon Limani – shef i kabinetit të kryetarit të komunës […]

Gostivar, vazhdon dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Vazhdojmë me dezinfektimin e banesave kolektive në Gostivar. Kjo masë e cila nisi nga mesi i muajit mars të këtij viti, vazhdon edhe sot e kësaja dite si preventivë nga virusi korona me kërkesë të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. “Dezinfektimin e kryen ndërmarrja publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” dhe përfshinë të gjitha […]

Janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes për deponinë “Rusino”

14.08.2020 Kërkesat që dolën nga debati publik për zgjidhje të përkohshme të problemit me deponinë Rusino, janë përmbushur në tërësi. Ka përfunduar instalimi i kamerave të sigurisë dhe ndriçimit publik në dhe përreth deponisë. Të gjitha pikat e marrëveshjes për ndërprerje të bllokadës nga ana e  Iniciativës qytetare “Stop deponisë Rusino. Ajër i pastër në […]

Gostivar: Shqyrtohen modelet për zvhillimin e procesit arsimor

11.08.2020 Në mjediset e Komunës së Gostivarit, sot u mbajt mbledhje e përbashkët e Sektorit të arsimit, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore komunale dhe përfaqësuesit të SASHK-ut, ku u diskutua për modelet e propozuara nga ana e qeverisë. Udhëheqësja e Sektorit të arsimit pranë Komunës së Gostivarit – Aslian Snopçe i njoftoi drejtuesit […]

Gjendja me Covid-19 në Gostivar mjaft serioze, apel deri te institucionet qendrore për qasje më aktive në Shtabin e emergjencës

11.08.2020 Në mbledhjen e sotme të rregullt të Shtabit ndërkomunal të emergjencës – Gostivar, të cilën e drejtoi Valbon Limani – shefi i kabinetit të kryetarit Arben Taravari, u konstatua se gjendja me Covid-19 në rajonin e Gostivarit është mjaft serioze. “Raste aktive janë gjithsej 261, në Gostivar 214, në Vrapçisht 42 dhe 5 në […]

Takim i përbashkët në mes të kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe përfaqësuesve të iniciativës “Stop Rusino”

Sot në mjediset e Komunës së Gostivarit, u mbajt takim i përbashkët në mes të Kryetarit te komunës së Gostivarit Arben Taravari, shefit të kabinetit Valbon Limani dhe perfaqësueve të iniciativës qytetare “Stop Rusino” Në takimin e përbashkët, në atmosferë konstruktive, u diskutuan bashkërendimi i hapave te ardhshëm me iniciativën qyetatre “Stop Rusino” Shërbimi për […]

Mesazh-urimi i kryetarit Arben Taravari për festën e Kurban Bajramit

30.07.2020 Me rastin e festës së Kurban Bajramit kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Mesazh-urimi i kryetarit Taravari për këtë Bajram lidhet edhe me situatën me pandeminë Covid-19 dhe rëndësinë e përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit. “Gëzuar Bajramin të gjithëve! Bota nuk po kalon kohë të lehta, duket se mesazhi […]

,

Gostivar, për dy vite e gjysëm është ndërtuar 45 kilometra kanalizim.

Lazami: Edhe në rrethana të jashtëzakonshme përmirësojmë iunfrastrukturën e cila do t’i mbetet trashigimi gjeneratave të reja Me qindra metra rrjetë i ri i kalanizmit është duke u ndërtuar aktualisht në territorin e Komunës së Gostivarit. Paralelisht punohet në dhjetë vendbanime të ndryshme, ndërsa punën në terren i kryenë NP “Komunalec”. Makineria punuese sot ishte […]

NJOFTIM: Shitja e kurbaneve lejohet vetëm te Tregu i kafshëve

24.07.2020 Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe vënies rend në shitjen e kurbaneve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres pazari”, si lokacion për shitjen e kurbaneve të Bajramit ka caktuar Tregun e Kafshëve në lagjen “Fazaneri“. Njoftohen blegtorët se lokacionin në fjalë do të mund ta shfrytëzojnë pa kompensim dhe se shitja […]