Punimet në lagjen Mllaki

Pas përfundimit të kanalizimit fekal dhe instalimit të ujsjellësit të ri, në krahun kryesor punimet po hyjnë në fazën permbyllëse me tamponim dhe bekatonizim, pas çka punimet do vijojnë edhe në katër krahët dytësorë.

Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në takim z. David Černohorskÿ

Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në takim z. David Černohorskÿ, konzull ekonomik pranë Ambasadës së Republikës së Çekisë në Shkup. Qëllimi i takimit, ishte tërheqja e investitorëve çek në RMV, posaçësisht në rajonin e Gostivarit. I premtova z. Černohorskÿ se si pushtet lokal mund të ofrojmë logjistikë infrastrukturore dhe lehtësime administrative për çdo investitor […]

Punimet në kuadër të projektit SECO, vijojnë.

Pamje nga punimet në vendin e quajtur Zegradë në përgatitjen e pusetës që i mundëson gjithë fshatit Raven kyçje në aortën kryesore të rezervuarit në fsh. Zdunjë, me çka sigurojmë: Prurje më të mëdha të ujit dhe furnizim të pandërprerë edhe për Ravenin. Zëvendësim të gypave të dëmshëm të azbestit me gypa të rinj, me […]