Ra zilja e parë

Për një fillim te mbarë në rrugën e tyre drejt dijes, uroj sot të gjithë nxënësit në te gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit. Të gjithë 633 nxënës të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, u mirëpritën me dhurata, një praktikë e re për viset tona.

Rr. “Kej Vardar”, rrugë që po transformohet tërësisht.

Rr. “Kej Vardar”, rrugë që po transformohet tërësisht. Ujsjellës i ri, kanalizim i ri, trotuare të reja, rrugë e re, shteg për biçilketa.

Këto ditë po bejmë dezinfektimin dhe shenjëzimin sipas protokoleve

Këto ditë po bejmë dezinfektimin dhe shenjëzimin sipas protokoleve, të të gjitha objekteve shkollore me qëllim fillimin dhe mbarvajtjen e një procesi të shëndetshëm dhe te sigurtë për nxënësit, mësimdhënësit dhe stafet e shkollave.