Sanohen rrugët e dëmtuara në fshatin Forinë

19.07.2018

Në vazhdën e aktiviteteve për sanimin e rrugëve të dëmtuara në territorin e komunës së Gostivarit, Ndërmarrja publike “Komunalec” – Gostivar, po bën sanimin e rrugëve në brendi të fshatit Forinë.

Krahas arnimit të pjesëve të dëmtuara të asfaltit nëpër rrugët e fshatit, bëhen edhe intervenime të caktuara në rrugën rajonale Gostivar-Çegran në pjesën që kalon përgjatë fshatit Forinë.

Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se do të intervenohet edhe në lagjen Tullana të Gostivarit, ku po ashtu ka pjesë të dëmtuara të asfaltit, ndërsa në pjesët tjera të qytetit sanimi i rrugëve, respektivisht mbushja dhe arnimi i gropave goditëse, do të vazhdojë pas kthimit të mërgmitarëve tanë në shtetet evropiane, kur edhe ulet fluksi i komunikacionit.

Shërbimi për informim