Koncert multietnik në kuadër të Ditëve të Mërgimtarëve

18.07.2018

Mbrëmë në amfiteatrin e hapur pranë lumit Vardar në Gostivar, u mbajt një koncert multietnik me këngë zbavitëse.

Aktiviteti u realizua në kuadër të Ditëve të Mërgimtarëve nën moton “Mirë se vini mërgimtarë” e që realizohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Kulturës.

Nën moderimin e këngëtarit të njohur gostivaras Ardit Stafai, në koncert performuan Da Lee&Band, Ebrar Mazar, Kristijan dhe Sepçe Ismaili, repektivisht nga një këngëtar shqiptar, turk, maqedonas dhe rom.

“Qëllimi i këtij koncerti është që krahas asaj që mërgimtarëve tua bëjmë sa më të pasur jetën kulturore-zbavitëse derisa qëndrojnë në vendlindje, edhe të kultivojmë dhe promovojmë respektin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në territorin e komunës së Gostivar, e që është ndër shenjat dalluese të këtyre hapësirave ndër shekuj”, theksoi Jasin Demiri – një nga koordinatorët e manifestimit Ditët e Mërgimtarëve.

Shërbimi për informim