Rregullohet gjelbërimi në rreth-rrotullimet e Gostivarit

,

02.10.2018

Komuna e Gostivarit, nëpërmjet Ndërmarrjes publike “Parkingje publike dhe gjelbërime”, bëri rregullimin hortikulturor të të gjitha rreth-rrotullimeve në bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit.

Bimët dekorative paraprake ishin ose sezonale ose të ndijshme ndaj kushteve të ashpra klimatike, andaj ato u zëvendësuan me bimë përkatëse rezistente në çdo stinë.

Nga NP “Parkingje publike dhe gjelbërime”, njoftojnë se në vijim është një aksion më i gjerë për rregullim hortikulturor, sepse kjo periudhë e vitit është më e përshtatshme për mbjellje të fidaneve.

“Stina e vjeshtës është periudha ideale për mbjelljen e bimëve të jashtme. Bimët te cilat i mbjellim jo vetem te rreth-rrotullimet por edhe në sipërfaqe të tjera të gjelbëra në Gostivar, përveç që sjellin kënaqësi për sytë, ato qetësojnë energjinë dhe na ndihmojnë që të çlodhemi”, thonë nga NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” – Gostivar.

Shërbimi për informim