Hapet llogaria donatore për të pësuarit në tragjedinë e Laskërcës

Të nderuar qytetarë të Gostivarit dhe të Maqedonisë në përgjithësi, ju njoftojmë se konfrom Vendimit të Këshillit të Komunës së Gostivarit të miratuar unanimisht në seancën e 12-të, prej sot është aktive Llogaria e posaçme në të cilin do të mund të dononi mjete për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskërcë.

Mjetet mund t’i dononi në xhiro-llogarinë me numër:

716014021578990
Shifra e të ardhurave:
725916 00

Qëllimi i remitancës:
Përkrahje të pësuarve në tragjedinë në Llaskërcë Xhiro-llogaria do të jetë e hapur për një kohë të pacaktuar, ndërsa për ditën e mbylljes së saj vendim do të marrë Këshilli i Komunës së Gostivarit. Varësisht nga mjetet e grumbulluara, Këshilli do të vendosë edhe për mënyrën dhe lartësinë e mjeteve të cilat do tu ndahen të pësuarve.

Gostivarasit dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, gjithmonë kanë ditur të tregohen humanë dhe solidarë. Ta dëshmojmë edhe kësaj here humanizmin tonë dhe të ndajmë dhembjen dhe humbjen bashkë me të pësuarit në tragjedinë më të madhe që goditi Gostivarin!
Shërbimi për informim