Sportistët e Gostivarit do të shpërblehen në përputhje me Rregulloren që është në fazën e përgatitjes

23.09.2019
Komuna e Gostivarit ka hartuar një draft Rregullore për ndarjen e mirënjohjevedhe shpërblimeve sportistëve, punëtorëve të sportit, klubeve spotrive, trajnerëve, shoqatave dhe skuadrave shkollore. Shpërblimet në fushën e sportit do të përbëhen nga pllaketa, medalje dhe para të gatshme. Versioni fillestar iu prezantua dashamirëve të sportit dhe qytetarëve në sallën e këshillit komunal, dhe pasi të jenë definuar të gjitha detajet, Rregullorja do të hidhet në votim në Këshill.

Lëvdata dhe shpërblime do tu ndahen sportistëve më të suksesshëm – meshkuj dhefemra, juniorë dhe juniore, ekipeve të meshkujve dhe femrave, sportistëve me aftësi të kufizuara, shoqatave sportive – për sporte ekipore dhe individuale, skuadrave shkollore si dhe sportistëve nga Gostiva që garon jashtë vendit. Kandidatët do të rangohen nga ana e një komisioni të posaçëm prej pesë anëtarësh, ndërsa kryetari i komunës do të përcaktojë shumën e çmimit, bazuar në zërin buxhetor për sport.

“Në këtë mënyrë do të eliminojmë dyshimet se alokimi i parave për sport nga buxheti i komunës ka favorizime. Ekzistojnë komente subjektive nga disa njerëz, kinse disa klube dhe sportistë marrin më shumë para nga Komuna dhe të tjerë më pak. Kjo Rregullore do të minimizojë thashethemet e tilla. Ne e prezantojmë së pari para sportistëve, klubeve, punonjlsve sportivë për të dëgjuar mendimin e tyre, sugjerimet, vërejtjet, kështu është më demokratike”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari
.
Prezantimin e përmbajtjes së Rregullores e bëri këshilltari komunal dhe kampioni evropian i karatesë, Berat Jakupi, i cili u bëri thirrje të gjithë sportistëve aktivë dhe klubeve që nuk janë regjistruar të përmbushin këtë detyrim për të pasur të drejtë të garojnë për çmime.

“Ka shumë klube që janë aktive por jo të institucionalizuara dhe për këtë arsye nuk mund të garojnë, jo vetëm në Komunë, por edhe në institucione dhe donatorë të tjerë. Pra, le të jetë kjo një apel, që ata të institucionalizohet. Jemi të vetëdijshëm që pengesa më e zakonshme për regjistrimin janë financat, por sportistët duhet të shohin në planin afatgjatë se po humbasin shumë”, tha Jakupi.

Shërbimi për informim