Taravari u ndam Mirënjohje infektologëve Cana, Demiri dhe Neshkovski

05.11.2020
Në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tyre për tu dalë në ndihmë të infektuarve me Covid-19, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ndau sot Mirënjohje për tre infektologët eminent nga rajoni i Pollogut.
“Edhe pse e çmoj dhe e respektoj punën dhe sakrificën e të gjithë mjekëve dhe infermierëve në ballafaqimin me pandeminë, mendoj se doctor Fadili, doktor Iliri dhe i ndjeri doktor Trajçe janë eksponentët kryesorë të cilët kanë qenë të gatshëm 24 orë në ditë të ndihmojnë duke në maksimum dhe t’u japin informatat e nevojshme qytetarëve të rajonit më të gjerë të Gostivarit në lidhje me të prekurit nga Covid-19”, theksoi Taravari.
Ai bëri gjithashtu me dije se në séance e ardshme të Këshillit të Komnunës së Gostivarit do tu propozojë këshilltarëve që sjellin vendim që tre doktorët e respektuar të shpallen qytetarë nderi të Gostivarit.
“Këto mirënjоhje unë i kuptoj si një falënderim për të gjithë mantelabrdhit të cilët me përkushtimin më të madh kanël punuar për të mjekuar dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Mirënjohjet, apo çmimet duhet t’ kuptojmë si një respekt dhe privilegj, por më shumë si një obligim për tu angazhuar akoma më shumë në punën tone”, theksoi infektologu dr. Fadil Cana.
Mirënjohja post mortum për infektologun e ndjerë Trajçe Neshkoski, do tu dorëzohet prindërve të tij.
Shërbimi për informim