Punë për të përforëcuar cilësinë dhe bashkëpunimin e shkollave tona!

,

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, nga sot bëhet partnere e Institutin gjerman në Shkup “Goethe”, i cili është pjesë e rrjetit botëror të iniciativës “Shkollat: Partner dhe e ardhmja” (PASCH).

Me memorandumin e nëshkruar mes shkollës dhe institutit në fjalë, Komuna e Gostivarit edhe një herë dëshmon në angazhimin për pregatitje në moshë të hershme të fëmijëve tanë për të qenë qytetarë të barabartë me çdo qytetarë të BE-së, atje ku jemi të orientuar dhe dëshirojmë të bëhemi pjesë e kësaj familje të madhe.

Në ngjarje mora pjesë së bashku me Ambasadoren gjermane në vendin tonë Anke Holnstajn, Ministren e MASH, Mila Carovska, zv.ministrin e MASH, Arafat Shabani, përfaqësuesit e Institutit “Goethe” dhe drejtoreshën e shkollës Ismail Qemali”, Shpresa Useini.
#MëAfërEvropës